“Drita” e Gjilanit fituese e Kupës së Kosovës në pingpong
Gjilan – Të shtunën është mbajtur “Kupa e Republikës së Kosovës” në pingpong, ku klubi gjilanas “Drita” u shpall fituese, pasi që në finale mposhti ekipin “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj dhe atë me rezultat 3:0.
Lojtaret tona Linda Zeqiri, Hanife Zeqiri, Alma Mehmeti dhe Bleonë Mehmeti ishin superiore, ku të gjitha lojët i kanë fituar me rezultatin 3:0 pa asnjë SET të humbur.
Vlen të theksohet se në gjysmëfinale “Ahmet Hoxha” triumfoi ndaj klubit “Prishtina” ka shkruar Skender Zeqiri./rajonipress/


