Majlinda e mrekullueshme, i siguron medalje Kosovës në Lojërat Evropiane
Majlinda është kualfikuar në finale të Lojërave Evropiane, duke i siguruar medalje Kosovës.
Majlinda Kelmendi ka shënuar një tjetër fitore, këtë herë në gjysmëfinale të Lojërave Evropiane Minsk 2019, raporton Gazeta Express.
Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale me Ippon francezen, Amandine Buchard, duke i siguruar Kosovës medalje.
Ajo në finale do të kërkojë të artën.
Në rrethin e dytë pati punë me Fabienne Kocher, në kategorinë -52 kg, kurse në çerekfinale e mundi me Ippon Karolina Pienkowska të Polonisë. /Gazeta Express/

