Më në fund një lajm i mirë për Januzajn
Adnan Januzaj është përfshirë në skuadrën e Manchester Unitedit për derbin e qytetit ndaj Manchester Cityt.
Pasi u la jashtë Kombëtares së Belgjikës për miqësoren me Portugalinë, Adnan Januzaj është përfshirë në skuadrën e Man Utd, për ndeshjen ndaj Man Cityt në Premierligë.
Januzaj është duke kaluar nëpër një edicion mjaft të vështirë. Fillimisht ai dështoi në huazimin e shkurtër disa mujor në Dortmund, ndërsa i ka bërë vetëm dy paraqitje për ekipin e parë që prej rikthimit në janar.
Ai nuk pritet të jetë në formacionin startues për këtë përballje, mirëpo mund të inkuadrohet më vonë, varësisht nga rezultati.
Skuadra e plotë e Man Utd: De Gea, Romero, Darmian, Valencia, Fosu-Mensah, Smalling, Blind, Rojo, Schneiderlin, Carrick, Schëeinsteiger, Fellaini, Mata, Januzaj, Lingard, Memphis, Martial, Rashford


