Futbollisti nga Tirana, Bedri Greca afër SC Gjilanit
Për çdo moment pritet nënshkrimi i sulmuesit te krahut Bedri Greca për skuadrën e Gjilanit, i cili ka djersitur fanellën “bardh e kaltër” te Tiranës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar gazeta më e madhe e sportit në Shqipëri “Panorama Sport”.
Sulmuesi 29 vjeçar shquhet si golashënues mjaft i spikatur. Gjerë më tani Gjilani ka nënshkruar me 4 futbollist nga kampionati i Shqipërisë.


