Nuk ndalet Berisha, i nxjerr një pikë skuadrës së tij
Besart Berisha po vazhdon të shkëlqej në kampionatin e Australisë, duke arritur kështu shifrën prej 16 golave në këtë sezon.
Ai shënoi në ndeshjen e fundit ku skuadra e tij barazoi 1 me 1 kundër Newcastle Jets.
Goli i tij kishte vlerën e një pike, pasi skuadra e tij ishte duke humbur, e në minutën e 57-të doli në skenë shqiptari Besart Berisha i cili barazoi rezultatin.
Tani Besart Berisha ka 16 gola dhe radhitet i treti si golashënuesi më i mirë në ligën e Australisë, ndërsa klubi i tij Melbourne City gjendet në pozitën e gjashtë në ligë me 34 pikë./Indeksonline/


