Fundamenti

Hoxha: Jemi të zhgënjyer nga BE-ja për mosliberalizim të vizave

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Për një vendim përfundimtar pozitiv për liberalizim të vizave nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian Kosovës i kërkohet t’i dëshmojë përpjekjet e vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, shkruan Gazeta ‘Zëri’.

Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës shprehen të zhgënjyer me draft-dokumentin e fundit të Këshillit të Ministrave të BE-së, pasi që, sipas tyre, vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave.

“Pikërisht këtu është zhgënjimi ynë, kur tekstualisht pranohet një proces i suksesshëm si zbatimi i 95 rekomandimeve, ndërsa përgjigja ndaj këtij suksesi të përbashkët është se Këshilli e ka në shqyrtim. Jemi të befasuar me këtë përfundim, me këtë gjuhë pa përcaktor e limite kohore ndaj një çështjeje të ndjeshme dhe të rëndësishme për qytetarët tanë. Rruga e përbashkët duhet të vazhdojë dhe liberalizimi të ndodhë sa më parë”, ka deklaruar për “Zërin” ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Sipas saj, në fazën në të cilën gjendet Kosova është e papranueshme që BE-ja vazhdon të shprehë dilema për të arriturat e vendit.

HW

“Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me BE-në për të gjitha sfidat në proces, andaj është e habitshme, kur procesi ka ecur në finalizim shprehen dilema për të arriturat tona, të cilat sipas Këshillit Evropian mund të tejzgjaten dhe humb motivi dhe qëllimi i këtij procesi jetik për qytetarët e Kosovës. Ne kishim dhe kemi përkrahjen e fuqishme të vendeve të BE-së, andaj pritjet janë të mëdha, sepse kemi kryer detyrat tona të shtëpisë”, ka potencuar ajo.

Ndërsa lidhur me përbërjen e re të Parlamentit Evropian dhe perspektivën eurointegruese të Kosovës, Hoxha ka theksuar se zgjerimi i BE-së është proces i pandalshëm dhe asgjë nuk mund ta pengojë këtë proces.

“Nga përbërja e re e Parlamentit Evropian nuk pres rritje të euroskepticizmit, ngase shumicën e përbëjnë prapë përkrahësit tanë më të fuqishëm për pavarësi, zgjerimi i BE-së është proces i pandalshëm, kur kihen parasysh sfidat globale dhe vlerat e BE-së. Ne jemi duke zbatuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, jemi duke intensifikuar punën për mënjanimin e çdo pengese në rrugën e përafrimit maksimal me BE-në, për fuqizim të sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit etj.”, ka thënë ajo./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.