Mobi Casa

Kur do publikohet kënga e re e Dhuratës?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas një pauze disa muajshe, këngëtarja Dhurata Ahmetaj do rikthehet me një këngë të re.

‘Jam Pa Ty’ quhet kënga e re e këngëtares e cila do vijë bashkë me një videoklip.

Tekstin e këngës e ka shkruar aktorja dhe njëkohësisht shoqja e Ahmetajt, Teuta Krasniqi.

Muzika është punuar ‘Diez Music’ dhe kitaristi Astrit Stafai, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Uji Dea

‘Imagine Films’ është përkujdesur për videoklipin e këngëtarës.

‘Passion Studios’ dhe Drenusha janë përkujdesur për dukjen e Dhuratës.

Ky videoklip do vijë pas një fotosesioni të saj me fotografin Norik Uka. (Kosova Sot)