Fundamenti

Florim Zuka: Mos miratimi i Ligjit për Sport është turp i deputetëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetet e Parlamentit të Kosovës në seancën e tyre nuk e kanë finalizuar Ligjin për Sponzorizim të Sportit, edhe pse shumë më herët është bërë e ditur se ky ligj do të jetë lehtësim i madh për donatorët të cilët po mbajnë gjallë sportin e Kosovës.

Kryetari SC Gjilanit, Florim Zuka, i cili po mban mbi supet e tija të gjitha shpenzimet e SC Gjilanit, për mos miratimin e këtij është i habitur dhe i zhgënjyer.

“Mos miratimi i Ligjit për Sport është krim në vete dhe shkatërrim i sportit të Kosovës, është turp i madh i deputetëve të cilët na përfaqësojnë që nuk e miratuan këtë ligj për të shpëtuar sportin në përgjithësi”.

Fundamenti

Zuka i cili po mban gjallë SC Gjilanin dhe është duke i edukuar në frymën sportive shumë të rinjë për t`i mos i lën në rrugë, ndër të tjera theksoi.
“Nuk e di kujt po i pengon Ligji për Sponzorizim, çfarë të keqe ka në këtë ligj, ne po ndajmë kafshatën tonë të bukës për sportistët për të mbajtur gjallë këta të rinjë, ne të cilët po financojmë për sport nga kush duhet të mbështetemi, po na mbyllni çdo gjë që është në dobi të sportit, ata deputet të cilët nuk e votuar këtë ligj le t`i tregojnë arsyet e tyre për mos votimin e këtij ligji, kjo është e papranueshme dhe skandaloze për të gjithë ata që nuk e votuan ardhmërinë e sportit”.

Për mos miratimin e këtij ligji ka reaguar edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, Institucioni më i lartë i sportit në vend./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.