HW

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish fatkeq dhe mbrojtësi i kombëtares do të duhet të bëjë një tjetër ndalesë pak a shumë të gjatë.

Klubi i tij, Torino, njofton për rezultatin e vizitave mjekësore pas dëmtimit që ai pësoi në ndeshjen ndaj Comos në Serinë A, dhe lajmet nuk janë edhe aq të mira.

Ismajli do të qendrojë një muaj jashtë fushave të lojës, duke humbur disa ndeshje për ekipin “granata”.

Natyrisht, do t’i duhet edhe një periudhë e caktuar që të marrë formën.

Lëndimi ndodhi gjatë humbjes së rëndë 6-0 pësuar në fushën e Comos, kur në minutën e 20-të, ai u ul në fushë dhe kërkoi zëvendësim.

Eco Higjiena

Mediat italiane shkruajnë se futbollisti ka dëmtim muskulor në këmbë.

Theksohet që vetëm këtë sezon, Ismajli ka pasur katër dëmtime, fillimisht në gusht, pastaj në shtator, në nëntor dhe tani në janar.

Në total, ai ka humbur 10 ndeshje këtë edicion, me 65 ditë mungesë në fushëën e lojës apo të stërvitjes.

Shpresohet që këtë herë shkëputja të mos jetë e gjatë, dhe mbrojtësi kuqezi të jetë gati për ndeshjen ndaj Polonisë në plej ofin e Botërorit në 26 mars./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.