Uji Dea

Hoti: Rrahjet në nëndegë, nuk ndahet LDK-ja

/ 2 minuta lexim
HW

Rrahjet që kanë ndodhur në nëndegë të ndryshme të LDK-së gjatë procesit të brendshëm zgjedhor i japin shije të keqe procesit, por këtë herë nuk do të ndahet në dysh partia. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, duke shtuar se pamjet e tilla i bëjnë të ndihen keq para aktivistëve partiakë, por edhe para qytetarëve të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Hoti megjithatë i ka ftuar aktivistët e LDK-së, kryetarët e degëve dhe të nëndegëve që ta menaxhojnë më mirë procesin dhe, siç ka thënë ai, të mos i lejojnë të infiltrohen në kuvende zgjedhore personat që nuk janë anëtarë të LDK-së. “Ne jemi të vetëdijshëm se gjithandej ka njerëz që dëshirojnë ta shohin LDK-në sikur në ato pamjet negative, prandaj nuk duhet lejuar në kuvende të infiltrohen njerëz të partive tjera”, ka thënë Hoti.

HW

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka folur edhe për iniciativën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë, iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, për koalicionet e mundshme parazgjedhore etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.