Eko Higjiena

Anel Rashkaj, i lindur për Kosovën

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Anel Rashkaj është lindur për t’i shërbyer Kosovës. Edhe pse është 29 vjeç, ai është “Dardani” më i moçëm i Kombëtares. Qysh në vitin 2009, kur futbolli i Kosovës ishte krejtësisht i izoluar, Rashkaj kishte pranuar t’i bashkohej Kosovës, ndonëse në atë kohë vetë ishte një talent premtues edhe për shtetet tjera. Ishte lider i Kosovës në ndeshjet miqësore të Verdhekaltërve, të lejuara nga UEFA e FIFA. Ndërsa tani po e kërkon kualifikimin në Evropian me skuadrën për të cilën i rrahë fort zemra.

Mesfushori qendror flet për Gazetën Express

Emri i Anel Rashkajt nuk ishte dëgjuar në Kosovë për pothuajse dy vjet.

Mirëpo, mesfushori kosovar u rikthye furishëm në Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e qershorit.

Futbollisti kreativ u inkuadrua në lojë me Bullgarinë në kualifikimet e Evropianit 2020 në pjesën e dytë dhe pesha e tij u ndie tek Verdhekaltrit.

29 vjeçari, në një intervistë për Gazetën Express e ka treguar përjetimin e tij pasi u rikthye në ekipin e “Dardanëve”, ku këto dy vite kanë zbarkuar plot lojtarë të rinj.

“Ndjenja ishte shumë e mirë. U mundova ta kryeja detyrën që e kisha dhe ishte kënaqësi e madhe që fituam në fund. Është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e Përfaqësueses. Po ashtu, pritja ishte shumë e mirë. Mendoj se ka shumë djem të mirë aty dhe kjo është me rëndësi në një ekip”, u shpreh fillimisht Rashkaj.

Crónica del partido amistoso entre las selecciones de Kosovo y Haití en Mitrovica. El capitán de la selección kosovar, Anel Raskaj.
Kosova i meritoi dy fitore në qershor

Ai ndër të tjera ka folur edhe për dy ndeshjet që i zhvilloi Kosova këtë muaj, për barazimin me Malin e Zi në Podgoricë dhe fitoren kundër Bullgarisë në Sofje.

“Jam i kënaqur me paraqitjet e ekipit. Mendoj se e merituam fitoren në të dyja ndeshjet, por kështu e ka futbolli dhe duhet të pajtohemi. Por, paraqitjet ishin shumë të mira”, nënvizoi futbollisti kosovar.

I gatshëm për Kosovën, kurdoherë

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese të Euro 2020 në muajin shtator, me Republikën Çeke më 7 dhe me Anglinë më 10 shtator.

Rashkaj nuk e di nëse do të jetë i ftuar për këto dy ndeshje, por shprehet i gatshëm dhe në dispozicion kurdoherë për trajnerin Bernard Challandes.

Këta muaj, ai do të mundohet ta ruajë formën optimale.

Mobi Casa

“Është herët tash të flitet për ato ndeshje, janë më shumë se dy muaj deri atëherë, kështu që duhet të jem i fokusuar në klub, të bëj paraqitje të mira e pastaj të shohim”, thotë Rashkaj.

170423, AFC Eskilstunas Ansel Raskaj under fotbollsmatchen mellan Athletic FC Eskilstuna och Östersunds FK den 23 april i Eskilstuna Fotograf: Per Karlsson
Kosova ka mundësi, por s’duhet ta ketë presion kualifikimin

Kosovës po i ecin punët mirë në kualifikimet e Evropianit, ku ka grumbulluar 5 pikë nga tri ndeshje duke përfunduar në pozitën e tretë momentalisht në Grupin A, një më pak se liderët Anglia e Republika Çeke.

Gjithashtu, u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Pra, “Dardanët” i kanë dy mundësi kualifikimi në Euro 2020.

Mirëpo, prizrenasi thekson se Verdhekaltrit nuk duhet të vihen në presion.

“Po, mundësitë janë, por nuk mendoj që Kosova duhet ta ketë si presion që gjithqysh të kualifikohet përmes grupeve. Por, normal që do të mundohemi maksimalisht”, shpjegon Rashkaj.

Rashkaj, i gatshëm për hapin përpara në karrierë

Anel Rashkaj e ka rikthyer formën e dikurshme falë paraqitjeve bravuroze në ekipin aktual, AFC Eskilstuna.

Ai po luan me sukses në elitën e futbollit suedez, por konsideron se është koha për ta bërë hapin përpara në karrierë.

“Jam kapiten aty në ekip, por kontrata ime përfundon në muajin nëntor. Dhe, jam punuar në atë drejtim që të luaj në një skuadër edhe më të fortë. Ky është qëllimi, por deri atëherë duhet të përqendrohem aty ku jam. Shpresoj që do të bëj lëvizje në fund të vitit”, përfundoi Rashkaj.

Mesfushori kualitativ ishte njëri prej futbollistëve të parë që iu bashkua Kosovës, qysh para pranimit në UEFA e FIFA.

Gjatë karrierës, ai ka luajtur për ekipet Halmstad, Sandnes, Prishtina dhe tash AFC Eskilstuna. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.