FIDANISHTJA

Thaçi nuk e lëshon mundësinë për ta kritikuar Qeverinë për vizat

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar konkluzionet e nxjerra dje nga Këshilli i Ministrave të BE-së, duke thënë se Bashkimi Evropian po e trajton ndryshe Kosovën me shtetet tjera dhe se nuk po ia realizon kërkesën minimale që ka krahasuar me vendet e rajonit, liberalizimin e vizave.

Për këtë gjë Thaçi nuk e ka lëshuar mundësinë që të kritikoj edhe Qeverinë Haradinaj, duke thënë se po i mungon një punë konstruktive dhe koordinim ndër institucional për veprimet të cilat janë në interes të Kosovës.

Në një reagim në profilin e tij, Thaçi thotë se liderët e institucioneve dhe ata të partive politike duhet të reflektojnë karshi situatës që po kalon vendi, e që sipas Thaçit është e rëndë.

“Me shqetësim i kam lexuar konkluzionet zhgënjyese të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian. Shihet qartë që turbulencat e brendshme e kanë turbulluar vizionin e BE-së, e cila nuk po arrin të tejkalojë instinktin proteksionist dhe neglizhencës ndaj tërë rajonit, e posaçërisht Kosovës”, ka shkruar ai.

Kreu i shtetit thotë se Kosova nuk është fajtore për problemet e brendshme me të cilat po përballet Unioni Evropian.

“Ne nuk jemi fajtorë për problemet e brendshme të BE-së, dhe as që paraqesim asnjë rrezik për BE-në.Prandaj, ne nuk do të mund të cilësohemi si fajtorë për zvogëlimin e rolit të BE-së në rajon dhe në Kosovë për shkak të dështimeve të vazhdueshme të saj”, shton ai.

Thaçi thotë se Kosovës nuk po i plotësohet një prej kërkesave minimale për liberalizim të vizave, duke treguar se ka pasur pritje për një vendim pozitiv.

HW

“Përderisa shtete fqinje, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë pritur lajme substanciale në rrugën e tyre për anëtarësim në BE, ne kemi pritur diçka krejt minimale.Ne kemi pritur vetëm një reflektim pozitiv sa i përket fundit të izolimit të padrejtë të popullit të Kosovës”, potencon Thaçi, raporton Express.

Ai ka kritikuar BE-në për këtë qëndrim ndaj Kosovës, dhe nuk ka ngurruar që të drejtoj akuza edhe ndaj Qeverisë, për faktin se liberalizimi i vizave ende nuk po ndodh.

“Fatkeqësisht, BE-ja është duke e trajtuar Kosovën ndryshe krahasuar me vendet e tjera, dhe kjo padrejtësi nuk kalon pa u vërejtur. Por, nuk kalon pa u vërejtur as mungesa e një përkushtimi konstruktiv i institucioneve tona shtetërore për koordinimin e veprimeve strategjike në interes të vendit”, thotë tutje kreu i shtetit.

Ai ka ftuar krerët shtetërorë e institucional që të reflektojnë, dhe që izolimi e stagnimi i Kosovës të marr fund.

“Unë ftoj liderët institucionalë dhe ata të partive politike parlamentare që të reflektojnë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë në raport me realizimin e perspektivës tonë për anëtarësim në BE dhe NATO.Izolimi dhe stagnimi duhet të marrin fund. Qytetarët e Republikës së Kosovës e meritojnë zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, ka përfunduar Thaçi.

Dje Këshilli i Ministrave të BE-së kanë publikuar një raport, në të cilin thuhet se çështja e liberalizimit të vizave është duke u diskutuar në Këshill, megjithatë nuk është dhënë ndonjë informacion tjetër konkret lidhur me procesin./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.