Kush është Elhami Shabani sportisti i vitit në Gjilan 2018/19?
Të merresh me sport në mënyrë profesionale duhet sakrificë e madhe por të arrish rezultate kulminante është edhe më vështirë.
Për karateistin e KK Drita, Elhami Shabani, i cili merret tani e 20 vite me sportin e karates “Shotokan”, gjatë kësaj karriere ka sakrifikua çdo pjesë të jetës për të qenë në piedestalin më të lart në sportin e karatesë.
Shabani që nga mosha 6 vjeçare merret me këtë degë sportive për tu mos u ndalur në asnjë moment, por gjithmonë duke dalur me kokën lart ndaj kundërshtareve të tij.
Karateisti Elhami Shabani këto ditë për herë të tretë i takoi titulli si sportisti më i mirë në komunën e Gjilanit, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një sportist kulminant.
26 vjeqari Shabani, përpos që është sportist shembullor, ai tani e një vit ka magjistruar në Fakultetin e Edukimit Fizik e Sport.
Gjatë karrierës së tij 20 vjeçare, Shabanit 14 herë i ka takuar titulli i më të mirit në Republikën e Kosovës.
“Krahas karatesë me shumë dëshirë ju kam përveshur edhe mësimeve të cilat me sukses i kam përfunduar në vitin e kalur, por për mua nuk po gjendet asnjë punë që mendoj se e meritoj nga institucionet Komunale që të ma sigurojnë një vend të punës për të mbajtur familjen”, ka porositur Shabani.
Karateisti i kategorisë së mesme gjerë në 75kg, Shabani, ishte pjesëmarrës i Kampionatit Evropian në verzionin W.S.K.U tri herë, njëherë kishte arritur të shpallet kampion Evropian e një herë atë Botëror.
“Ishin këto eksperienca të forta me garues nga mbarë Evropa e Bota, por ja kam arritur qëllimin që të arrijë në majën më të lartë të këtyre garave “, tregon Shabani.
Karateisti Shabani nuk ka të ndalur, ai me Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën ekipore në Kampionatin Ballkanik ka arritur të pozicionohet në pozitën e tretë ndërsa në Kampionatet mbarëkombëtare 8 herë ka arritur të shpallet kampion.
Shabani në karrierën e tij ka zhvilluar gara në Turnire ndërkombëtare në “Grand Prix”, duke fituar mbi 100 medalje si ato të arit, argjendit e të bronzta.
Në versionin më të lartë të karatesë në WKF, Shabani është renditur në pozitën e 7 sipas rezultateve të arritura.
Elhami Shabani karateisti Gjilanas ishte edhe student i dalluar në Fakultetin e Edukimit Fizike e Sportit, ai denjësisht përfaqësoi shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror të Universiteteve në vitin e kaluar në Japoni duke u renditur në pozitën e 5.
Sportisti i madh i Gjilanit dhe i Kosovës, Elhami Shabani, ka synim Lojrat Olimpike “Rio 2020”.
“Kam qenë në pozitën e 29 me pikë për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike, por mungesa e mjeteve financiare për mos pjesëmarrjen në Turnire të mëdha Evropiane e Botërore ku fitohen pikët për normën Olimpike ka bërë që të humbi disa pozita dhe vështirë është ato të kompensohen, por e kemi edhe një rast në Shkurt apo Mars të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Francës në Paris në një turne të madh botëror t`i kompensojmë ato pikë të humbura, por për këtë turne në një konkurrencë të jashtëzakonshme duhen përgatitje ekstreme dhe cilësore për të fituar dhe më në fund për të
udhëtuar drejt ‘Rio 2020′”, bën të ditur Shabani.
Shabani ka bërë një apel si për Komunën e Gjilanit njashtu edhe për tërë bizneset e Komunës që ti dalin në ndihmë për përgatitjet e tija për Lojrat Olimpike.
“Kam një periudhe 7 mujore që të përgatitem në mënyrë cilësore për të marrë pjesë në Turneun e Parisit por pa mjete financiare kjo është e pamundur, e gjithë kjo shumë sillet rreth 4000 euro, mos harroni se garuesit e shteteve tjera shkojnë nëpër kampe të ndryshme me trajnera të njohur botëror për të qenë të përgatitur për Lojrat Olimpike dhe i lus të gjithë ata që e dojn sportin qytetin e Gjilanit e shtetin e Kosovës të na dalin në ndihmë që edhe ata njerëz që më mbështesin të ndihen krenar me pjesëmarrjen time në Lojërat Olimpike”.
Karateisti Shabani ka theksuar se gjatë karrierës së tij ka pasur oferta nga klubet e ndryshme nga Gjermania e Amerika për të qenë pjesë e tyre por dashuria ndaj atdheut ka bërë që karrierën dhe kontributin e tij ta jap në Kosovë.
Shabani ka falënderuar nga zemra të gjithë ata që e kanë përkrahur gjerë më tani, por një falënderim të posaçëm ka për përzgjedhësit e Kombëtares së Kosovës në karate Isak Currin si dhe Ylber Sylën dhe të gjithë trajnerët e Kombëtares së Kosovës.
Karateisti “xhevahir” i Gjilanit, Elhami Shabani, që vështirë se do të përsëritet për një kohë të gjatë duhet përkrahur që edhe ne si shoqëri të jemi krenar për sportistin e madh që nesër mundet të na gëzon me medalje në Lojërat Olimpike “Rio 2020”./rajonipress/



