Haraçi i pushtetit i mban larg Kosovës investitorët e huaj
Dështimi ekonomik i Qeverisë. Korrupsioni,pengesë ende e pakapërcyeshme.
“Që nga kontakti i parë i drejtpërdrejtë i të dyja palëve, kërkesa e parë e pushtetarëve tanë ndaj investitorëve të huaj është kërkesa e tyre për marrje të mitës, por edhe zhvatja e tyre, në formën e kërcënimit: po m’i jep 100 mijë apo dyqind mijë euro do të marrësh lejen e punës, e në raste më ekstreme bëhet fjalë edhe për kërkesa milionëshe ndaj investitorëve të huaj”, tha deputeti Bali Muharremaj
Analistë të ekonomisë, profesorë universitarë, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të konsumatorëve janë të mendimit se shkalla shumë e lartë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe mosfunksionimi i Gjyqësorit janë disa nga shkaktarët se përse në Kosovë nuk po investojnë brende të njohura ndërkombëtare.
Ndaj, sipas tyre në këto rrethana nuk duhet që të çuditemi se përse investitorët e huaj,përfshirë edhe brendet e njohura ndërkombëtare, si në hotelieri, por edhe në fusha të tjera në njëfarë mënyre sikur e kanë derën e mbyllur për të ardhur në Kosovë. Analistët thonë se janë oligarkët tanë që vendosin se kush guxon të hyjë e kush jo në tregun kosovar. Ekonomisti dhe profesori universitar, Berim Ramosaj, tha se investitorët hezitojnë të vijnë në Kosovë për shkak të pasigurisë që ka krijuar kjo qeveri dhe shkallës së lartë të korrupsionit./kosova sot/


