Eko Higjiena

Ish-presidenti kroat Mesiç kundër shteteve etnikisht të pastra

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, në një konferencë për siguri të organizuar të mërkurën në Prishtinë, ka folur për procesin e pajtimit dhe paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë Bosnjën, pasi sipas tij në atë shtet nuk ka liderë të fortë të cilët janë të gatshëm të punojnë për mirëqenien e qytetarëve.

Kjo konferencë ishte organizuar për nder të 20 vjetorit të lirisë së Kosovës, duke thënë se rasti i Kosovës është unik, dhe ka treguar që askush nuk do të lejohet të ushtrojë dhunë ndaj një grupi të caktuar, duke shtuar se shqiptarët kanë qenë sistematikisht të diskriminuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, i cili edhe për atë arsye përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte.

Eco Higjiena

Ai gjithashtu ka shprehur qëndrimin e tij kundër krijimit të shteteve etnikisht të pastra, duke thënë se të gjithë komunitetet brenda shteteve duhet të jetojnë në harmoni, dhe se raporti i tyre me shtetin duhet stabilizuar.

“Çdo grup etnik duhet të jetë i gatshëm të jetojë brenda komunitetit të tij në shtete të ndryshme. Shqiptarët të jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi. Kroatët, boshnjakët, serbët dhe popujt tjerë gjithashtu të jetojnë në komunitetin e tyre, por në shtete të ndryshme”, ka thënë Mesiç duke shtuar se një gjë e tillë jo vetëm që do të relaksonte raportet, por do të ishte edhe një çelës për paqe të qëndrueshme në përgjithësi për vendet e rajonit.

Ndër të tjera thotë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në NATO, do të ndryshonte jashtëzakonisht pozitivisht sigurinë e rajonit të Ballkanit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.