UBT

Konfirmohet se Gjenerali Wesley Clark do të paraqitet në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën i NATO-s, Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Clark mbajti këtë post gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1997 deri në vitin 2000.

“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Mobi Casa

Clark organizoi dhe mbikëqyri fushatën ajrore të NATO’s që filloi më 24 mars 1999 dhe zgjati 78 ditë, e cila kishte në synim t’i jepte fund represionit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

Fushata e drejtuar nga Clark detyroi ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999, duke i hapur rrugë vendosjes së trupave të KFOR-it, mision i NATO’s, si dhe kthimit të refugjatëve.

Paraqitja e Clark si dëshmitar i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së po konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në procesin gjyqësor të Hagës./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.