Një serb has në një mjet të dyshuar të pashpërthyer
Gjilan – Në fshatin Pasjan, me 16.03.2016 një mashkull serb ka raportuar se afër një lumi kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendngjarjes ndërsa me 17.03.2016 njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/


