Hidromorava

Caritas Kosova ndihmon 50 familje vitiase

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – 50 familje vitiase të cilat janë në gjendje jo të mirë ekonomike janë ndihmuar gjatë këtyre ditëve dhe atë falë të një donacioni nga Organizata Caritas Kosova, konkretisht nga Zyra e saj në Viti. Në pakot e ndihmave për këto familje janë përfshirë veshmbathje dhe ushqim.

Basri Aliu, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, tha se këto ndihma janë shpërndarë në bashkëpunim të ngushtë me këtë drejtori duke i falënderuar Caritas Kosovën për ndihmën e ofruar.

UBT

“Me të vërtetë janë për të përshëndetur ndihmat e ofruar nga Caritasi. Fatkeqësisht ka një numër të konsiderueshëm të familje të cilat kanë nevojë për gjërat elementare dhe përmes ndihmave të tilla sadopak ju lehtësojmë jetën e tyre” u shpreh Aliu.

Ai po ashtu theksoi se ndihmat e tilla në veçanti janë shumë të nevojshme për familjet të cilët kanë fëmijë të vegjël duke shpresuar se edhe në të ardhmen kjo organizatë do të vazhdoj t`i ndihmoj familjet në nevojë./rajonipress/