ARKATANA

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë solemne në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë, organizuar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, Admirali James G. Foggo III, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ushtarë të KFOR-it, oficerë, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete të tjera.

HW

Në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri Haradinaj ka kujtuar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën.

“Në përvjetorin e çlirimit dhe të kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit. Sot, kemi ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s. Mburremi me ketë fuqi të përkushtimit për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët”, ka thënë kryeministri Haradinaj, në urimin e tij në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.