Fundamenti

Begaj në Prishtinë: Haga s’mund ta ndryshojë të vërtetën e UÇK’së, Thaçi e të tjerët po mbahen padrejtësisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të premte në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ku vlerësoi sakrificën e luftëtarëve të lirisë, rolin e aleatëve perëndimorë dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e tij, Begaj e cilësoi 12 Qershorin si një datë të gdhendur në memorien historike të kombit shqiptar, duke theksuar se liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së mijëra burrave e grave, luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë.Presidenti nderoi figurat historike të Kosovës, mes tyre Ibrahim Rugova, Adem Jashari dhe Adem Demaçi, duke i cilësuar si simbol të rezistencës dhe shtetformimit të Kosovës.

Gjatë fjalimit ai foli edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Begaj deklaroi se ata po përballen me një “padrejtësi të madhe historike”, ndërsa theksoi se “asnjë gjykatë dhe asnjë tentativë për të rishkruar historinë nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e madhe se UÇK-ja nuk ishte agresori, por mburoja e një populli që po shfarosej”.

Fundamenti

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Presidenti u shpreh se Shqipëria dhe Kosova janë “dy shtete të të njëjtit komb”, ndërsa theksoi se Tirana do të vijojë të mbështesë pa kushte integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe Bashkimi Europian.

Begaj tha se në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike, Kosova duhet të përshpejtojë ndërtimin e institucioneve të reja, forcimin e shtetit ligjor dhe zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare, duke nënvizuar se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj mbetet prioritet.

“Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme”, deklaroi Presidenti nga Prishtina, duke përcjellë urimet për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të luftës./A2 CNN

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.