Zyrtare: Zeneli do të bëhet operacion javën tjetër, mungon deri në nëntë muaj
Stade de Reims ka zbuluar se pas testeve mjekësore, Arbër Zeneli do t’i nënshtrohet një operacioni javën tjetër dhe do të mbetet jashtë fushës së blertë për shtatë deri në nëntë muaj.
Arbër Zeneli pësoi lëndim në gju në minutën e 31-të të ndeshjes në Podgoricë kundër Malit të Zi, që përfundoi me rezultat 1:1. Ai u kthye menjëherë në Prishtinë, ku i bëri testet fillestare mjekësore, transmeton Gazeta Express.
Pas këtyre testeve mjekësore u kuptua se ai s’do të ketë mundësi të luajë në ndeshjen e së hënës kundër Bullgarisë, po ashtu në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.
Klubi i tij, Stade de Reims, e thirri që t’i vazhdojë ekzaminimet në Francë dhe tani klubi francez ka bërë të ditur se Zeneli do të bëhet operacion javën tjetër dhe do të mungojë për shtatë deri në nëntë muaj.
“Goditje e rëndë për Stade de Reims dhe mesfushorin e klubit, Arbër Zenelin. I lënduar gjashtë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Malit të Zi, anësori e pësoi një lëndim të gjurin e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit francez.
“Rezultatet tashmë i janë konfirmuar stafit mjekësor, të cilët do ta kryejnë operacionin e futbollistit javën tjetër. Arbër Zeneli do të mungojë mes shtatë dhe nëntë muajve”. /Gazeta Express/


