Në Tërpezë të Vitisë bastiset një shtëpi, policia konfiskon armë e granatë dore
Gjilan – Policia e Kosovës Njësia e Hetimeve dhe patrullat e sektorit, nga stacioni Policor i Vitisë, në bazë të urdhër – kontrollit lëshuar nga Gjykata, kanë kryer bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim në Fshatin Tërpezë Komuna e Vitisë.
Nga kjo bastisje janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri Revole 7.62 mm, me 9 copë fishek 6.5 mm, tre karikator të të njëjtës armë, një granat dore, për të cilën janë njoftuar njësitet përkatëse për deminim.
Rreth orës 20:00 në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet e FSK-së të cilët e kanë tërhjek mjetin e dyshimtë nga vendi i ngjarjes.
Sipas tyre mjeti i dyshuar ka qenë: Granatë dore e Tipit A-6, (Lloji F-1).
Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është arrestuar fillimisht nga ana e Policisë së Kosovës.
Gjithçka ka qenë ne rregull. Rasti procedohet në procedurë të rregulltë në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


