Fundamenti

Stërvitja e fundit në Gjermani, Abrashi e Ismajli bashkohen me grupin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në ditën e katërt të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Islandës, stërvitja e Kombëtares së Shqipërisë ka vazhduar normalisht, madje ka pasur edhe një lajm të mirë për trajnerin Edi Reja.

Amir Abrashi dhe Ardian Ismajli, të cilët kishin ndjerë shqetësime gjatë së martës, duke u stërvitur të veçuar, tashmë kanë lënë pas gjithçka dhe janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të lojtarëve. Situata për të dy futbollistët nuk paraqitej problematike edhe gjatë momenti kur u konstatuan këto shqetësime, por gjithsesi tashmë rreziku ka kaluar.

UBT

Seanca stërvitore ka vazhduar me programin e zakonshëm, me ushtrime të lehta fizike, duke vazhduar me pas me pas përgatitje tekniko-taktike. Ndërkohë që gjatë paradites, trajneri Edi Reja, së bashku me stafin e tij dhe lojtarët, janë mbledhur për të analizuar kundërshtarin e tyre, në një diskutim që ka zgjatur përreth 35 minuta.

Përsa i përket skemës ende nuk ka një konfirmim, por siç edhe vetë numri një i stolit deklaroi në daljen e tij përpara mediave, kuqezinjtë do të luajnë me dy sulmues. Kjo ishte dhe dita e fundit e përgatitjeve në Frankfurt të Gjermanisë, pasi nesër në orën 11:00, Kombëtarja Shqiptare do të niset drejt Reikjavikut me një avion charter./SuperSport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.