HW

Njohësi i zhvillimeve politike: Nuk ka zgjedhje para qershorit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësi i zhvillimeve politike dhe analisti Ramush Tahiri, ka thënë se sistemi zgjedhor në Kosovë nuk përfaqëson demokracinë e vërtetë.

Tahiri, në RTV Dukagjini, ka thënë se është shumë keq që një qytetar ka të drejtë të votojë pesë kandidatë.

Sipas tij, nëse një kandidat nuk merr mbështetje në komunën e vet, kalon në ndonjë komunë tjetër, pasi ajo është dëshira e liderit.

Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se nuk ka zgjedhje para qershorit pasi deputetët dëshirojnë t’i bëjnë dy vite nga fillimi i mandatit për të përfituar benificionet e plota.

UBT

Ai ka thënë se opozita mund të bëjë më shumë se 61 vota për mocion mosbesimi, por të vlefshme për rrëzimin e qeverisë janë vetëm votat në Kuvend.

Politologu, ka thënë se votimi në Kuvend është individual dhe askujt nuk duhet t’i interesojë nëse votojnë serbët apo dikush tjetër.

“Kur e rrëzuan herën e kaluar Isa Mustafën, opozita kishte rreth 44 nënshkrime. Çka ndodhi më pas. Vetëm LDK-ja votoi kundër rrëzimit të Qeverisë, të gjithë tjerët u bën bashkë. Kjo u përjetua një tradhti, mirëpo kjo është politika”.

“… Tash unë i besoj opozitës se po duan të rrëzojnë Qeverinë dhe që ka alternativë nëse fillon iniciativën. Çfarë dëmi ka nëse dështon iniciativa. Le të dërgojnë iniciativën me 40 deputetë dhe ta shikojnë a po votojnë individualisht Milaim Zeka, apo dikush tjetër… Nëse dështon iniciativa humbet mundësia për të provuar rrëzimin e qeverisë për tre muaj. Asgjë nuk janë. Ne humbëm një vit prej se kur ka filluar kjo iniciativë”, tha Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.