HW

Falet namazi i Fitër Bajramit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Besimtarët musliman kanë falur namazin e Fitër Bajramit, apo siç njihet ndryshe ‘Bajramit të Madh’, festë kjo që erdhi pas muajit të Ramazanit.

Manifestimi qendror në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Ai filloi në orën 04:11 me faljen e namazit të sabahut, ndërsa pas saj kishte një ligjëratë tematike nga dr. Ejup Haziri – anëtar i Kryesinë në Bashkësinë Islame të Kosovës, shkruan zeri.info.

Falja e namazit të Fitër Bajramit filloi ashtu siç parashihej, në orën 05:36 ndërsa asaj i priu Vedat ef. Sahiti – këshilltar i Myftiut të Kosovës.

UBT

Pas faljes, myftiu Tërnava e mbajti hytben me ç’rast edhe iu drejtua besimtarëve me një mesazh.

Kujtojmë që BIK-u sot në ditën e parë të Fitër Bajramit organizon pritje në selinë e Kryesisë nga ora 09-12.

“Zeri.info” dhe gazeta “Zëri” ua urojnë të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit/ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.