HW

​Abdixhiku: Nuk ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se nuk ka asnjë proces dhe forcë që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Abdixhiku, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ani pse nuk i përmendi me emër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, tha se UÇK-ja ishte përgjigje ndaj shtypjes dhe dhunës sistematike dhe krimeve kundër njerëzimit nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

“Krahas rezistencës paqësore erdhi momenti kur dhuna shtetërore e Serbisë dhe mohimi total i të drejtave të një vendi që kërkonte liri e sollën popullin tonë përballë nevojës për mbrojtje të armatosur. Familja Jashari dhe Prekazi janë kthesë historike e kësaj rruge… UÇK-ja është përgjigje e një populli të shtypur ndaj dhunës sistematike dhe krimeve kundër njerëzimit. UÇK-ja u bë faktor i pashmangshëm i realitetit historik dhe politik… Nuk ka gjë, proces dhe forcë që ndryshon lavdinë e kësaj lufte të pastër dhe historike të popullit të Kosovës. UÇK-ja është vetë populli i Kosovës”, tha Abdixhiku.

HW

Lideri i LDK-së përmendi edhe rezistencën paqësore të presidentit Ibrahim Rugova për liri dhe pavarësi të Kosovës, raporton kp.

“Pavarësia jonë është kulmi i një procesi të gjatë shekullor për mbijetesë, identitet dhe mbi të gjitha dinjitet. Është rezultat i një përpjekjeje kolektive që kalon përmes epokave, sakrificave individuale dhe qëndrueshmërisë shoqërore dhe mbi të gjitha qëndresës morale. Këtë ditë nuk e kujtojmë vetëm aktin e 17 shkurtit të vitit 2008, por të gjithë rrugën që na solli deri aty. Kujtojmë vitet e mohimit, rezistencës, durimit dhe sakrificës. Kujtojmë një popull që zgjodhi të mos zhdukej dhe të mos dorëzohej edhe kur gjithçka dukej e pamundur. Në themel të kësaj rruge qëndron filozofia politike e atit themeltar të Republikës sonë, presidentit historik Ibrahim Rugova dhe e gjithë lëvizjes paqësore të viteve ’90-ta”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.