Fundamenti

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat, qëndimet tona ishin unike

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas takimit me delegacionin gjermano-francez ka folur para media duke thënë se kanë marrë konfirmim nga këto dy shtete për liberalizim të vizave e për vazhdimin e dialogut, Gazeta Express.

“Patëm një takim shumë të mirë dy vendet më të fuqishme të BE-së, Gjermania edhe Franca janë përkrah nesh, janë përkrah Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik. Gjermania edhe Franca do të përkrahin Kosovën edhe në liberalizim e vizave për qytetarët tanë një e drejtë e cila po shpresojmë që do të ndodhë këtë vit”, deklaroi Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha se kanë marrë një lajm të mirë edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Po ashtu në procesin e dialogut është një lajm i mirë, se vendet e BE-së do të jenë të involvuara së bashku me SHBA në arritjen e një marrëveshje historike në mes të Kosovës e Serbisë e cila do t’i hapë një perspektivë të mirë të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë kontinentit”, shtoi ai, duke thënë se qëndrimet e delegacionit të Kosovës ishin unike. Qëndrimet e delegacionit të Kosovës ishin shumë unike. Është ditë shumë e mirë për Kosovën për vetë faktin se vende si Gjermania edhe Franca janë krah nesh edhe SHBA-të”, tha tutje Veseli.

Mobi Casa

Sipas krye parlamentarit, Gjermania e Franca nuk patën ndonjë kërkesë specifike drejtuar liderëve të Kosovës.

“Nuk ka pasur kërkesë specifike, përveç faktit që në samitin e Parisit do të shkojmë edhe më të përgatitur Gjermania edhe Franca do të jenë edhe më të involvuara në dialog, edhe SHBA-të gjithashtu. Shteti sovraniteti janë të pacenueshëm, liberalizmi dhe marrëveshja me Serbinë është në interes të të gjithë Kosovës”, përfundoi ai.

Ndryshe, sot me delegacionin gjermano-francez është takuar fillimisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, Pas tij me delegacionin u takua edhe kryeministri, ndërkaq, i pari i Qeverisë vazhdoi takimin me delegacionin dhe dy kryenegociatorët Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, derisa në takim mori pjesë edhe krye parlamentari Kadri Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.