UBT

BE-ja kërkon ndaljen e rrënimeve në Ujman, Kosova vazhdon prishjen e objekteve në Veri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Institucionet e Kosovës kanë vazhduar me prishjen e objekteve në zonën e Ujmanit në Veri të vendit, pavarësisht thirrjes së BE-së që të mos vazhdohet procesi i rrënimit, derisa të sqarohet nga gjykata statusi i objekteve në fjalë.

Një zëdhënës i BE-së ka thënë se Brukseli zyrtar shpreh keqardhje për prishjen e ndërtimeve në zonën e Liqenit të Ujmanit, aq më shumë që “kërkesat për pronësi janë ende nën shqyrtim gjyqësor”.

BE bën thirrje drejt institucioneve të Kosovës që të ndalojnë çdo prishje të mëtejshme dhe të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur një zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme.

Eco Higjiena

“Çdo hap i pakthyeshëm, përfshirë prishjet, duhet të pezullohet derisa gjykata kompetente të ketë dhënë një vendim përfundimtar mbi kërkesat e pazgjidhura”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së për Express.

Nga Brukseli kanë thënë se do të ishte shkelje serioze e sundimit të ligjit nëse do të vërtetohej se prishjet kanë ndodhur pa një proces të rregullt administrativ dhe ligjor.“BE-ja është e shqetësuar nga raportet që sugjerojnë se masat e prishjes mund të jenë ndërmarrë pa mbrojtje të mjaftueshme administrative, duke përfshirë njoftim të qartë, vendime të arsyetuara dhe mundësi efektive për apelim ose mjet juridik Nëse konfirmohen, veprime të tilla do të përbënin shkelje të rënda të sundimit të ligjit dhe të procesit të rregullt ligjor”, ka përfunduar ky zëdhënës.

Institucionet e Kosovës të enjten më 30 korrik kanë vazhduar rrënimet në Veri, duke e shkatërruar objektin e restaurantit me emrin “Jezero”. Prishja e objekteve ka nisur ditë më parë. Ministrja në detyrë Fitore Pacolli të enjten përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, ka treguar se numri i objekteve të rrënuara në atë pjesë ka shkuar në 17.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.