UBT

Analistët: Vizat po rrezikohen për interesa politike të koalicionit qeverisës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Institucionet e Kosovës duhet ta kenë të qartë se pa përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizmin e vizave, nuk do të marrin rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian. Po ashtu, ato nuk duhet që çështjet teknike të liberalizmit vizave t’i kthejnë në probleme politike dhe të rrezikojnë këtë proces.

Kështu kanë vlerësuar njohës të proceseve integrues duke komentuar mosvotimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit nga ana e Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Sipas tyre, mos përmbushja e këtij kriteri do të konstatohet edhe nga ana e ekipit fakt mbledhës të Komisionit Europian, të cilët arrijnë sot në Kosovën.
Mos miratimin e anëtarëve të OSHP-së nga ana e deputetëve të koalicionit qeverisë PDK-LDK e kanë kritikuar edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Integrimeve Europaine, Bekim Çollaku.

Ata kanë thënë se me mos votimin e tyre, deputetët kanë rrezikuar procesin e liberalizmit të vizave. I zhgënjyer me këtë vendim të Kuvendit është ndierë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Nga ana tjetër, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Prishtinës, Afrim Hoti ka thënë për lajmi.net se Komisioni Europian kërkon përmbushje të plotë të kritereve për vizat dhe, sipas tij, ç’do mos plotësim i tyre sjellë vonesa në këtë proces.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me mos liberalizimin ose me heqje dorë nga liberalizmi nga ana e Komisionit Europian, por si do që të jetë, dështimi për plotësimin e kritereve në mënyrë imediate sjellë zvarritje e prolongim të liberalizmit të vizave”.

UBT

“Misioni fakt-mbledhës nesër sigurisht që në raportin vet do të konstatojë ato kushte të cilat nuk i ka plotësuar Kosova dhe në të njëjtën kohë ato që janë plotësuar, dhe mbi bazën e këtyre merret rekomandimi”.

“Këtu flitet për përmbushjen e kushtit që OSHP duhet të jetë institucion jo i politizuar dhe që vepron në bazë të ligjit, dështimi i këtij kushti do të konstatohet nga Komisioni që do të dërgohet nga BE dhe mi bazën e dështimit do të merret vendimi për liberalizimin”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka vlerësuar se anëtarët e koalicionit qeverisës nuk duhet që për interesa ose ndarje politike ta rrezikojnë procesin e liberalizmit të vizave.

Doli në një prononcim për lajmi.net ka thënë se Qeveria dhe anëtarët e koalicionit të reflektojnë mbi dëmin që mund t’i shkaktohet këtij procesi.
“Unë besojë që ndarjet politike që ekzistojnë dhe mund të ekzistojë brenda koalicionit qeverisës nuk duhet të rrezikojnë një objektiv aq të madh siç është liberalizmi i vizave, dhe shpresojë se Qeveria dhe anëtarët e koalicionit qeverisës të reflektojnë mbi dëmin që këta të fundit mund t’i shkaktojnë Kosovës në vonesën teknike të liberalizmit të vizave”.

“Nuk është i mençur, e as veprim i urtë nga ana e koalicionit qeverisës që problemet teknike t’i shndërrojnë në probleme politike dhe këto të ndikojnë në të ardhme e Kosovës në tërësi”, ka thënë Doli, për lajmi.net.

Komisoni Europian ka bërë thirrje vazhdimisht që institucioni i OSHP-së të depolitizohet dhe, në bordin e tij të emërohen njerëz profesionalë. Madje nga BE është kërkuar disa herë që të shkarkohen edhe anëtarët e saj aktual, duke përshirë edhe udhëheqësin e OSHP-së, Hysni Hoxhën i cili muaj më parë ka dhënë dorëheqje.
Në raportin e KE-së të publikuar në dhjetor për shtetet që presin heqjen e vizave, Kosovës i është kërkuar plotësimi edhe i tetë kritereve në mesin e të cilave ka qenë edhe emërimi i anëtarëve të OSHP-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.