ARKATANA

Benjamin Kololli në klubin anglez, bëhet bashkëlojtar me futbollistin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Benjamin Kololli është futbollisti i fundit që është duke u lidhur me një transferim te Sheffield Wednesday gjatë afatit kalimtar veror.

“FootballInsider” shkruan se Sheffield Wednesday është njëra prej tre klubeve, së bashku me Leeds United dhe Brentford, që kanë shprehur interesim për anësorin e FC Zurich, përcjell Zëri.info.

Por, një futbollist që mund të ketë ndikim në realizimin e këtij transferimi është sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Jo vetëm që Nuhiu dhe Kololli janë bashkëlojtarë te Përfaqësuesja e Kosovës, dyshja duken se janë mjaft të shoqëruar me njëri-tjetrin.

FIDANISHTJA

Kështu, sipas mediumit të sipërpërmendur, Nuhiu mund të ketë shumë ndikim në ardhjen e mbrojtësit nga Lipjani te skuadra e cila garon në Ligën e Dytë të Anglisë.

Kololli ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën zvicerane, FC Zurich, duke shënuar 14 gola si dhe duke dhuruar tetë asistime.

Anësori i krahut të majtë dhuroi paraqitje të mira edhe në Ligën e Evropës, teksa shënoi gol në ndeshjen e fundit në fazën 1/32 përballë Napolit, ku FC Zurich u eliminua./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.