Haradinaj pret zyrtaren nga Washingtoni – flet kundër ndarjes së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendsdrejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë ne departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.
Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se në takim është biseduar për rritjen e koordinimit të Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Sipas Haradinajt, në këtë takim u bisedua për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.
Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovoë, Philip Kosnett. /GazetaExpress/
Postimi i Haradinajt
ShBA si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik. Bashkëbisedim i frytshëm me Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit, për rritjen e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik, me fokus dialogun me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që përfshinë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me ShBA-në po thellohen duke e fuqizuar miqësinë e përhershme ndërmjet dy vendeve.
RH


