FIDANISHTJA

Qeveria e mjerimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mirëqenia e qytetarëve u godit rëndë nga koalicioni PDK-LDK

Treguesit e qeverisjes ‘Mustafa’ janë dëshpërues, ndërsa papunësia është alarmante. Me këtë nivel zhvillimi ekonomik, Qeveria është e destinuar të dështojë në të gjitha premtimet e dhëna

P remtime të mëdha kishin dhënë drejtuesit e koalicionit aktual në kohën, kur e kishin marrë pushtetin tash e më shumë se 16 muaj. Veçanërisht premtimet e tyre kishin të bënin me qindra e mijëra vende të reja pune dhe përmirësimin e dukshëm të mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Mobi Casa

Mirëpo, qeverisja e deritashme e tyre i ka zhgënjyer tej mase qytetarët tanë, sepse ata nuk panë asgjë nga premtimet për qindra e mijëra vende të reja pune, por as mirëqenie nga kjo qeverisje e LDK-së dhe e PDK-së.

Ndërkaq, përkeqësimi i gjendjes ekonomike bëri që më shumë se një qind mijë qytetarë kosovarë në fund të viti 2014 dhe në fillimvitin e 2015, të detyruar nga mungesa e perspektivës dhe varfëria që e kishte kapluar vendin, t’ia mësyjnë me të madhe Evropës Perëndimore, me shpresën se atje do ta gjenin shpëtimin. Se sa janë të papërgjegjshëm qeveritarët karshi situatës së rëndë socio-ekonomike, dëshmon edhe heshtja e tyre në pyetjet për këtë temë./kosova sot/