KKVITI

Mustafa takohet me ambasadorin italian, flasin për dialogun dhe iniciativën për rrëzim të qeverisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

Sipas njoftimit për media, Mustafa e ka informuar ambasadorin Sardi për qëndrimin e LDK-së mbi temat kyçe dhe zhvillimet politike në Kosovë.

“Temat kyçe të takimit ishin dialogu me Serbinë, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, korrupsioni dhe rendi dhe ligji. Kryetari Mustafa ritheksoi qëndrimin që LDK-ja mbështetë dialogun me Serbinë, si dy shtete sovrane që njohin njëra-tjetrën, por se LDK nuk mbështetë ndryshimin e kufijve mbi të cilët është shpallur dhe njohur Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008”, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

Në njoftim thuhet se Mustafa njoftoi Ambasadorin Sardi edhe për iniciativën e LDK-së për të bashkërenditur veprimet e nevojshme me të gjitha partitë opozitare për ta rrëzuar këtë qeveri përmes mocionit të mosbesimit.

Në fund, kryetari Mustafa falënderoi Ambasadorin Sardi për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme shtetformuese. Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe zëdhënësi Besian Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.