HW

Mustafa takon ambasadorin francez, ia përmend kërkesën për zgjedhje të parakohshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

“Mustafa e njoftoi Ambasadorin Chabert për qëndrimin e LDK-së mbi temat kyçe dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i qartë. Kufijtë e Republikës së Kosovës, mbi të cilët është shpallur Pavarësia më 17 shkurt 2008 dhe mbi të cilët mbi 100 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, janë të panegociueshëm. LDK nuk do të bëhet pjesë e grupit negociator sepse negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është detyrë dhe obligim i Qeverisë së Kosovës. Dialogun duhet ta udhëheqë një qeveri me përkrahje të gjerë në Kuvend; prandaj LDK kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme që janë jetike dhe të pashmangshme.

Hidromorava

Ambasadori Chabert e falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekada. Në fund, Ambasadori Chabert njoftoi kryetarin Mustafa për një delegacion franko-gjerman që do të vizitojë Kosovën së shpejti për të diskutuar me akterët kryesorë politik para takimit të Parisit. Kryetari Mustafa shprehu kënaqësinë që LDK të pret në takim këtë delegacion” thuhet në njoftimin për media.

Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe zëdhënësi Besian Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.