Fundamenti

Kololli mund të largohet nga Zurichu, tri oferta nga Anglia për yllin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Beniamin Kololli karrierën mund ta vazhdoj në futbollin anglez.

Mesfushori ofensivë i Zurichut ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me gola të shumtë dhe asistime.

Në 40 ndeshje zyrtare mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Evropës, Kololli ka realizuar 14 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Mediat zvicerane kanë raportuar se së fundmi në adresë të Zurichut kanë ardhur tri oferta nga Anglia, ku Sheffield Wednesday, Leeds United dhe Brentford kanë kërkuar shërbimet e Kolollit.

Sheffield W është gati të ofrojë rreth katër milionë euro për ta transferuar Kolollin në Championshipin anglez.

ARKATANA

Klubi ku aktivizohet edhe Atdhe Nuhiu është duke menduar të bëjë një skuadër të fortë për të kërkuar rikthimin në Ligën Premier pas shumë vitesh mungesë.

Kësisoj Kololli shihet si njëri nga përforcimet më të mëdha të klubit anglez që synon transferimin e kosovarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe Leeds e Brentford synojnë rikthimin në Ligën Premier dhe kanë synim transferimin e Kolollit.

Kujtojmë që në Championshipin anglez përveç Atdhe Nuhiut aktivizohen edhe futbollistë tjerë shqiptarë si Bersant Celina, Ezgjan Alioski dhe të tjerë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.