HW

O’Connell për lirimin e Lushtakut: Përsëritja e gabimit strategji e qëllimshme për t’i lënë kriminelët e lirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rasti i njohur si KEK, e në të cilin ishte i përfshirë edhe Sami Lushtaku, i liruar ditë më parë nga akuzat për korrupsion, ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve në Kosovë.

Gjatë ditës, Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës duhet të mbajë seancat dëgjimore në kohën e duhur e jo pasi të kalojë afati ligjor për gjykimin e lëndës.

“Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vie në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”, ka shkruar Kosnett.

E me reagimin e Ambasadës së Amerikës, është pajtuar edhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell.

ARKATANA

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se përsëritja e gabimit nga institucionet e drejtësisë është strategji e qëllimshme për të lejuar kriminelët e lirë.

Dështimi i Kosovës, thotë O’Connell, dëmton të gjithë përveç kriminelët dhe miqtë e tyre.

“Bërja e gabimit të njëjtë një herë apo dy herë mund të jetë për shkak të paaftësisë ose papërvojë. Trajnimi do të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj. Por Kosova ka pasur vite të trajnimit. Në vend të kësaj, duke e bërë të njëjtën ‘gabim’ kohë pas kohe, pas një kohe duket si një strategji e qëllimshme për të lejuar që kriminelët të ecin të lirë. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin na dëmton të gjithëve; mirë, të gjithë përveç kriminelëve dhe miqve të tyre”, ka shkruar ambasadori i Britanisë në Kosovë, derisa ka shpërndarë reagimin e Ambasadës Amerikane lidhur me lirimin e Lushtakut. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.