Uji Dea

​Zhvillimet në LDK, reagon sërish Lutfi Haziri: Stabiliteti i Republikës kalon përmes zyrave tona

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar sërish sot mes zhvillimeve të fundit në këtë parti.

Haziri në një postim në Facebook shkruan se stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së dhe theksoi se ia kanë borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës.

Lexoni të plotë postimin e Hazirit, pa ndërhyrje:

I duroj e mundohem me i kuptu krejt ata që merren me LDK-në duke na këshillu e mësu se qysh duhet me u sjell, çka duhet e çka nuk duhet të bëjmë. Bile edhe ata që shpesh ju referohen autoriteteve si ‘patericë’, ‘harrën’ e çka jo tjetër. E di saktë për kend e bëjnë e për çfarë agjendash. Punë përvoje, po get. Po bahen 38 vjet në politikë.

I kuptoj më së shumti aktivistat e militantët që vuajnë me zemër e me bindje dhe e duan LDK-në me qenë e para. Pa dalë e para, asnjë kryetar nuk e lënë rehat, duke ia kërku dorëheqjen.

Ama nuk i kuptoj ata që në fillim na lartësonin deri në qiell dhe më pas shkuan aq larg sa shkruan nekrologji për LDK-në. Mos u lodhni shumë, se LDK i takon anëtarësisë e jo funksionarëve.

Hidromorava

LDK din e mundet me u përball me agjendën e Republikës, duke përballu kërkesat e saj me debat të brendshëm, marrëveshje politike apo demokraci të brendshme.

Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje.

Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së! Ia kemi borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës.

Koha më ka dhënë të drejtë që rikthimi i madh i LDK-së ndodh nga lart-poshtë, me marrëveshje të madhe politike, pa e dëmtu demokracinë e brendshme.

LDK ishte parti ringritëse në një kohë të pakohë, sepse kur krejt ishin rrëzu e dorëzu, LDK nisi ringritjen tonë, si shoqni e organizume. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.