Uji Dea

Pacolli: Punësuam mbi 3000 punëtorë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se vetëm “Mabetexi”, vitin e kaluar dhe këtë vit (deri tani) ka hapur 8 veprimtari prodhuese, ku ka krijuar mbi 1300 vende të reja pune.

Sipas tij, “Mabetexi”, vetëm në Kosovë tani punëson mbi 3000 punëtorë. “AKR në programin e vet ka paraparë tërheqjen e këtyre aseteve (fabrikat) nga AKP dhe krijimin e partneriteteve me partnerët (investitorët) e huaj dhe vendorë. Ne jemi, tërë kohën, në kontakt me investitorët e ndryshëm ku sipas plan programit (që tani e kemi të kryer) do të krijohen mbi 1350 veprimtari të përbashkëta (Joint Venture) me investitorë të ndryshëm ku do të gjejnë vend pune mbi 55 mijë punëtorë”, ka shkruar Pacolli në rrjeti e tij social në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:
Te dashur miq, unë nuk di ku qëndron problemi që qeveritë e deritanishme kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë çdo ditë ekonominë e Kosovës. Në krejt procesin e shitblerjes së bazës së dikurshme ekonomike të Kosovës, humbësi i madh ishin qytetarët dhe punëtorët.

Nëpër fabrikat e dikurshme të qyteteve tona ku punonin nga 20-30 mijë punëtorë, sot shumica e tyre janë bosh, të degraduar e një numër i vogël i tyre u shitën me çmime qesharake nga të cilat u shitën makineritë ( shumë herë me çmim më të shtrenjtë se blerja e fabrikave) e objektet kanë mbetur bosh.

Hidromorava

AKR në programin e vet ka paraparë tërheqjen e këtyre aseteve (fabrikat) nga AKP dhe krijimin e partneriteteve me partnerët (investitorët) e huaj dhe vendorë. Ne jemi, tërë kohën, në kontakt me investitorët e ndryshëm ku sipas plan programit (që tani e kemi të kryer) do të krijohen mbi 1350 veprimtari të përbashkëta (Joint Venture) me investitorë të ndryshëm ku do të gjejnë vend pune mbi 55 mijë punëtorë.

Kjo është e mundur vetëm me rifunksionalizimin e asaj që ka mbetur ende pa u shitur (vetëm në industri) pa kalkuluar fushat e tjera të veprimtarisë.

Vetëm Mabetexi, vitin e kaluar dhe këtë vit (deri tani) ka hapur 8 veprimtari prodhuese ku ka krijuar mbi 1300 vende të reja pune (Mabetexi vetëm në Kosovë tani punëson mbi 3000 punëtorë. AKR, me konsensin e qytetarëve mbi 20%, do rimëkëmbë industrinë përpunuese e shërbyese. Këtë po ju tregoj me fakte se dimë ta bëjmë dhe do ta bëjmë për Kosovën tone të dashur.