Mobi Casa

Kombëtarja e Kosovës U19 dy ndeshje testuese me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me qëllim të përgatitjes sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian, krerët e FFK-së kanë bërë përgatitjet që Kombëtarja e Kosovës U19 me 3 e 5 qershor t`i zhvillon dy ndeshje kontrolluese me Shqipërinë.

Tekniku i parë i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, edhe më herët kishte mbajtur disa grumbullime me talentët U19 për të parë nga afër formën e tyre për sfidat të cilat e presin në përfundim të vitit në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi kësaj radhe ka përcaktuar për këto dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë 23 futbollist, të cilët i ka përpiluar në notesin e tij.
“Kësaj radhe janë 23 futbollist të cilët do t`i masin forcat me njomakët e Shqipërisë, këto dy ndeshje janë të mirëseardhura për futbollistët tanë pasiqë do të kemi mundësi të verifikojmë se sa janë të përgatitur që brenda tri ditëve t`i zhvillojnë dy ndeshje si në aspektin tekniko-taktik njashtu dhe në atë fizik, jemi shumë të kënaqur që bashkëpunimi në mes FFK-së dhe FFSH-së është në nivel të kënaqshëm dhe është hera e parë që do t`i masim forcat njomakët e Shqipërisë ne Kosove”, ka bërë të ditur Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi.

United Hospital

Lista e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë
Petrit Terziu
Auron Loxha
Arlind Shabani
Bujar Pllana
Albin Prapashtica
Kastriot Qorolli
Adonis Aliu
Adi Hyla
Blend Morina
Altin Bytyqi
Albin Berisha
Endrit Demolli
Gentrit Halili
Muhamet Hyseni
Albin Krasniqi
Kevin Halabaku
Veton Tusha
Artan Asani
Granit Berish
Leonard Uka
Valon Zumberi
Roni Juniku
Leonard Ukaj

Këto dy ndeshje do të zhvillohen në qytetin e Drenasit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.