Fundamenti

Brovina: Fotografia ishte e falsifikuar, ju kërkoj falje të gjitha viktimave të dhunuara

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Depuetja e PDK-së Flora Brovina pas përfundimit të intervistës në Polici në oborrin e Kuvendit është deklaruar lidhur me fotografinë ku dje e paraqiti si dëshmi të dhunimit të një gruaje kosovare nga ushtarët serbë.

Ajo i ka kërkuar falje viktimave të dhunës seksuale dhe familjeve të tyre për shqetësimin me paraqitjen e asaj fotografie, raporton Indeksonline.

Brovina ka thënë se ajo fotografi ka qenë dokument i falsifikuar që është keqpërdorë më herët dhe se tek ajo ka arritur përmes një aktivisti nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Sipas saj, fotografinë e ka që nga viti 2003, kur ishte kryetare e Komisionit për Persona të Pagjetur.

Disa pjesë nga fjalimi i saj:

Krejtve viktimave të dhunuara ju kërkoj falje për shqetësimin që ua kam sjell me këtë fotografi.

Organet e shtetit në të cilat besoj shumë do të merren me këtë çështje dhe tanimë janë duke u marrë.

Dhe tani konstatoj së është një dokument i falsifikuar, është keqpërdorë shumë kohë me herët, qysh në vitin 2003 ku më është dorëzuar mua si kryetare e Komisionit për Persona të Zhdukur.

Fotografia me është dorëzuar nga një aktivist i Këshilli të Drejtave të Njeriut, ku ma ka dorëzuar në zarf dhe me tha se mund ta përdori dhe se personi në fotografi është gjallë.

Mobi Casa

Me ju thanë të drejtë, kurrë nuk kam menduar që dikush mund të më sjell dokumente të paverifikuara, të pa sakta, prandaj me guxim e kam përdorur.

Nuk kam dyshuar në të, pasi situata të ngjashme ka edhe me viktimat tona të dhunës seksuale.

Qëndroj edhe për fajësinë time, se ndoshta nuk e kam verifiku edhe njëherë në momentin e fundit.

Saktësinë e kësaj fotografie lë të bëjnë organet e drejtësisë dhe unë jam në gjendje të bashkëpunoj me ta.

Aktivistin që ma ka dhënë këtë fotografi nuk ja di emrin e kam harruar.

Kryetari Veseli nuk e ka ditur që kam dokumente me veti.

Unë vet para seancës për gjenocidin serb kam pasur disa dokumente, ku ndër to edhe këtë fotografi dhe e kam përzgjedhur atë.

Edhe njëherë i kërkoj falje të gjitha viktimave që janë prekur me paraqitjen e asaj fotografie të djeshme. /Indeksonline/