Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”, kualifikohet në natën finale të “Eurovision Song Contest” 2019
Në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision Song Contest”, Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja, Jonida Maliqi, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Me interpretimin e shkëlqyer të këngës “Ktheju Tokës”, Jonida u kualifikua në finalen e madhe, e cila do të transmetohet këtë të shtunë, aty ku do jetë mysafire speciale diva e muzikës botërore Madona.


