Mobi Casa

Kupola e re e Gjyqësorit ta pastrojë drejtësinë nga të korruptuarit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Fetahu: Në Gjyqësor të vijnë gjyqtarë kredibilë e pa hipoteka nga e kaluara

“Reformimi, ristrukturimi dhe pastrimi i Gjyqësorit të Kosovës nga kasta e disa gjykatësve me hipoteka të rënda, pa etikë, pa integritet dhe profesionalizëm të duhur, mund të bëhet vetëm duke zëvendësuar ata me kuadro të reja hap pas hapi, me profesionistë të rinj, që dalin nga një sistem i reformuar i arsimit në këtë fushë”, shprehet Riza Smaka

P ara pak ditësh është bërë konstituimi i KGJK-së së re, kur në një garë për Kryesuesin e kësaj mini-qeverie gjyqësore, fitoi bindshëm gjyqtari i Apelit z. Nehat Idrizi. Ky gjyqtar u vlerësua me etikë dhe integritet profesional, si një profesionist i vërtetë, pasionant i drejtësisë dhe asnjëherë i përfolur.

Fundamenti

Ai e ka fituar garën kundrejt një gjyqtareje shumë të përfolur deri më tani, siç është Makifete Saliuka, e dyshuar për korrupsion e krim te organizuar, dhe për më shumë një protoganiste mbështetur prej afro 7 vitesh nga ish-kryesuesi i shumëpërfolur Enver Peci, e ku të dy bashkë, dhe ish-grupi i tyre në KGJK-në e deridjeshme, siç ishin edhe Sali Mekaj i dyshuari për korrupsion, Muharrem Shala, Valdete Daka dhe ndërkombëtari Gerrit M. Sprenger, së bashku, si grup kishin degraduar komplet sistemin e drejtë- sisë në Kosovë, duke sjellë dhe emëruar gjyqtar të dyshimtë, të pa aftë, pa etikë e integritet profesional, të cilët kanë kultivuar dhe zhvilluar për shume vite “industrinë e krimit në drejtësi”, respektivisht të trafikimit të drejtësisë deri edhe te “vrasjeve në tentative te drejtësisë” , ose edhe “vrasje te drejtësisë kosovare”.

Zhdukje, jo të pak lëndëve gjyqësore

Këto ndryshime të fundit në krye të KGJK-së, ekspertët edhe analistët e fushës së sundimit të ligjit i shohin si një hap të dytë pozitiv, pas hapit të parë me zgjedhjen e kryeprokurorit Lumezi, ngase kryesuesi i ri është një personalitet me energji pozitive, i pastër dhe pa hipoteka negative, ka një shans historik që të filloj të bëj diferencimin brenda Gjyqësorit, të bëj dekriminalizimin brenda llojit në Gjyqësor, duke i pastruar radhët e gjyqësorit nga të degraduarit, nga të pa aftët e të pa denjët, pa etikë dhe integritet profesional, nga të korruptuarit individual, të përfshirë në krim të organizuar./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.