FIDANISHTJA

Muhamet Mustafa pyet, se a është konflikt interesi të marrësh grante nga Ministria e Bujqësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, i cili njëherit është bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Isa Mustafa, i është drejtuar Agjencisë Antikorrupsion nëse është konflikt interesi që familjarët e tij të marrin grante nga Ministria e Bujqësisë, shkruan portali ‘Infokusi.com”.

Agjencia Antikorrupsion e ka trajtuar kërkesën e Muhamet Mustafës për shqyrtimin e gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit për Znj. Saxhide Mustafa, pronar dhe person i autorizuar në kompaninë private ‘Rima Group”, e cila njëherit është vajza e deputetit Mustafa, në rastin e aplikimit për grante në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas Antikorrupsionit, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit, pronar i ‘Rima Group’ është Fexhrije Mustafa, bashkëshortja e Muhamet Mustafës dhe Mirsad Mustafa(djali), raporton ‘Infokusi.com’.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ka paraparë kufizime dhe ndalesa për zyrtarët e lartë në situatë kur mund të ketë ose mund të shfaqet konflikti i interesit.

KKVITI

Lidhur me pyetjen nëse vajza e Muhamet Mustafës mund të marrë grante qeveritare, Hasan Preteni, drejtues i Agjencisë, ka thënë se Ligji nuk ka përcaktuar ndonjë kufizim.

Megjithatë neni 7 i Ligjit ka përcaktuar se zyrtari i lartë nuk duhet të lejoj që interesat e tij private të bien në konflikt me funksionin e tij. Poashtu zyrtati i lartë nuk ka të drejtë të krijoj mardhënie varësie nga persona të tjerë që do të mund të ndikonin në paanshmërinë dhe shprehjen e vullnetit të lirë në vendimarrje, shkruan ‘Infokusi.com’.

Megjithë kërkesën që familjarët e tij të përfitojnë grante qeveritare, deputeti Muhamet Mustafa qëndron shumë mirë financiarisht.

Në formularët e deklarimit të pasurisë ai ka deklaruar patundashmëri në vlerë prej rreth 1.2 milionë euro, ndërsa 20 për qind të aksioneve në kolegjin “Riinvest” i ka vlerësuar gjysmë milioni euro. Ndërkaq, kapitali në kompaninë ‘Rima’, që është e fëmijëve të tij, e ka vlerësuar 30 mijë euro. Pasuria e përgjitshme e tij familjare arrinë shumën prej rreth 2 milionë euro. /Infokusi.com/