FIDANISHTJA

Ndahet nga jeta Hajrush Behluli, vëllai i dëshmorit Mehmetali Behluli

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Hajrush Behluli nga Stublina e Gjilanit, i cili ka jetuar në Miresh është ndarë nga jeta në moshën 62 vjeçare.

Hajrush Behluli ishte pjesë e Lëvizjes atdhetare për një kohë të gjatë duke dhënë kontribut në vendet perëndimore dhe duke ofruar gatishmërinë e tij edhe në kohën e luftës.

Ishte vëllau i tij Mehmetali Behluli ai i cili mori pjesë në luftën e Koshares dhe ish luftëtarët e tij e çmojnë dhe e vlerësojnë lart heroizmin dhe guximin që ka treguar në frontin e luftës.

Mobi Casa

Edhe, Hajrushi gjithmonë ishte përkrah forcave progresive dhe atyre që me pushkë dëshmuan dhe luftuan për ta bërë realitet ëndrrën e shqiptarëve. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik Hajrushi ndiqej vazhdimisht nga policia serbe bashkë me vëllaun tjetër Alushin të cilët atë kohë ishin përkrahës të mëdhenj të Fondit “Vendlindja Thërret”.

Ndryshe Hajrush Behluli është varrosur me nderime të larta nga shumë bashkëvendës./rajonipress/