ARKATANA

Çka porosit trajneri Gentian Mezani për ndeshjen me Flamurtarin?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjerë në përfundim të kampionatit të futbollit të Kosovës, kanë mbetur edhe katër javë për të sjell kampionin e ri dhe dy skuadrat të cilat do të gjenden në barazh.

Ndeshja më e rëndësishme për “bardh e kuqët” e Gjilanit, në këtë kampionat do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan me Flamurtarin e Prishtinës.

Për dy skuadrat do të jetë ndeshje shumë e vlefshme për ti ikur zonës së barazhit dhe me të drejt ky ballafaqim pritet me ankth nga dy klubet.

Uji Dea

Trajneri Gentian Mezani, për skuadrën e tij të Gjilanit për këtë ballafaqim me Flamurtarin po bën përpjekje maksimale që ti motivon futbollistët dhe natyrisht kërkon nga ky takim të del faqebardhë.
“Gjatë tërë javës jemi duke punuar me intensitet të lartë, jemi duke bërë përpjekje që në këtë javë patjetër në frymën sportive të shënojmë fitore ndaj Flamurtarit, e dimë që do të jetë mjaft vështirë por ne alternativ tjetër nuk do të kemi pasiqë më nuk ka kohë të korrigjohemi ose në të kundërtën na pret pjesa e barazhit. Kërkoj nga të gjithë futbollistët të japin tërë potencialin për fitore në këtë ballafaqim pasiqë skuadra e Gjilanit nuk e ka vendin në pozitën e barazhit, besoj që së bashku me futbollist dhe tifozët “Skifterat” të cilët pres në këtë ndeshje të jenë në numër të madh do të dalim faqebardhë nga kjo sfidë e vështirë”, ka bërë të ditur trajneri nga Vlora, Gentian Mezani.

Pas 29 javësh Gjilani dhe Flamurtari kanë tubuar nga 35 pikë, ndërsa Ferizaj e Ballkani të cilët pozicionohen ne pozitën 9 e 10, kanë nga 34 respektivisht 33 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.