UBT

Haradinaj: Shpresoj se nuk do të kemi mospërputhje me Thaçin në Berlin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak ditë para samitit që do të mbahet në Berlin, ka bërë të ditur se shpreson se aty do të shkojnë me qëndrime të njëjta, ai dhe presidenti Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Këto deklarime, Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke thënë se mendon që qëndrimet që deri tani i ka dhënë Qeveria janë të krejt Kosovës jo vetëm të kryetarit të Qeverisë.

“Samiti i Berlinit nuk është takim bilateral, edhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë, mendoj që qëndrimet që i ka mbajt Qeveria janë të Kosovës jo vetëm të kryetarit të Qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi mospërputhje me presidentin”, shtoi ai.

ARKATANA

Mirëpo, kryeministri po thotë se ende nuk kanë biseduar me presidentin Hashim Thaçi për qëndrimet e Kosovës në samitin e Berlinit.

“Ne do ta kemi kohën që të bisedojmë me presidentin para ngjarjeve me siguri që do të harmonizohemi po unë nuk kam qëndrime tjera ato që i kam thënë i mbaj”, tha ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.