FIDANISHTJA

Veseli: Kosova s’ka aleat më të rëndësishëm se SHBA-të

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë i ftuar në pritjen e parë zyrtare në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në këtë pritje ndër të tjera ka theksuar që Ambasada Amerikane në Prishtinë ka qenë gjithmonë shtëpi e shpresës dhe mbështetjes.

“Në pritjen e veçantë në Rezidencën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, theksova se për shqiptarët, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka qenë gjithmonë shtëpi e shpresës dhe mbështetjes”, ka shkruar Veseli.

Uji Dea

Mësohet se në këtë pritje në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan, Kryeparlamentari Veseli ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme që kanë bërë për popullin e Kosovës si në kohën e luftës, po ashtu edhe në paqe.

Veseli ka ritheksuar qëndrimin e tij se për shtetin e Kosovës nuk ka aleat më të rëndësishëm sesa SHBA-të dhe miqësia Kosovë-SHBA do të jetë e përhershme. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.