KKVITI

Thaçi: Duke mposhtur forcat serbe, batalioni ‘Atlantiku’ bashkë me SHBA-të realizuan mision kombëtar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur mirënjohës ndaj pjesëtarëve të batalionit ‘’Atlantiku’’ të cilët në kohë të luftës, iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi në kuadër të 20 vjetorit të themelimit të këtij batalioni, para delegacionit ka thënë se është nderë dhe fuqi t’i kenë të pranishëm në këtë kohë lirie ata që kontribuan dikur bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mposhtur forcat serbe.

”Ardhja juaj këto ditë në Kosovë, është një nderë, një krenari, por edhe fuqizim për shtetin tonë. Është një mesazh që tregohet edhe për respektimin e së kaluarës sonë të përbashkët, por edhe të thellimit dhe kujdesit për raportet miqësore sociale dhe të përjetshme me miqtë tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Uji Dea

”Ju keni qenë çlirimtarë e komandantë të UÇK-së. Jemi gjithmonë mirënjohës juve, familjeve tuaja, bashkëluftëtarëve, e të tjerëve që s’janë këtu me ne por në angazhimet e tyre jetësore. Vlera e luftës dhe UÇK-së, na bashkon të gjithëve përtej çdo partie, lokalitei”.

”Batalioni ”Atlantiku” është sinteza apo faza gjashtë ciklike e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët e Amerikës kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në afirmimin e shtetit të Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi. Në çastet më të vështira reagimi i juaj ishte i shpejtë. Ju nga mirëqenia maksimale erdhët duke kaluar oqeane. Jeni vetë beteja dhe fronti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju luftuat drejtpërdrejtë Serbisë”.

”Ju erdhët si vullnetarë, u bëtë luftëtarë të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha u bëtë fitimtarë të luftës për çlirmin e Kosovës. Duke mposhtur forcat serbe së bashku me SHBA-të, ju realizuar misionin kombëtar e politik. Kosova po hyn në 20 vjetorin e çlirimit. Edhe fëmijët tuaj do të jenë krenarë me ju, sepse nuk lejuat robërinë ndaj shqiptarëve. Jemi mirënjohës përjetë para vëllëzërve Bytyqi, heronjëve të batalionit ‘’Atlantiku’’ dhe heronjëve të Kombit. Nderime luftës sonë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.