UBT

Kurti: Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe Qeveri të re

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se populli i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të reja.

Kështu ai ka thënë në vazhdën e takimeve me qytetarë që kësaj radhe u mbajt në qytetin e Pejës, kundër “PANhajnisë”.

UBT

“Kemi pushtet të brejtësve që e gërryejnë buxhetin e shtetit dhe pasuritë e Kosovës. Brejnë e gërryejnë më dhëmbë të mëdhenj e të shumtë teksa prokuroria e Kosovës është bërë si një dhëmb i kalbur i republikës sonë, saqë kemi filluar të mendojmë që dhëmbi më i shëndoshë mbase ishte ai që u nxorr jashtë, z. Elez Blakaj”.

“Kemi nevojë për zgjedhje të reja, sepse nevojitet një qeveri e re, e cila e ndalë dhe e ndalon korrupsionin, që e mbyllë kapitullin e kapjes së shtetit, që e orienton ekonominë kah prodhimtaria, që e lidhë arsimin me ekonominë, dhe, që themelon edhe Fond Sovran edhe Bankë Zhvillimore”, tha Kurti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.