ARKATANA

Gjilani do të bëjë organizimin masiv për pastrimin e qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit do të vazhdoj aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin” së bashku me të gjitha institucionet në nivelin lokal, duke përfshirë këtu shkollat, institucionet shëndetësore, kompanitë regjionale, FSK-në, zjarrfikësit, për të pastruar rrugët kryesore, pastaj largimin e mbeturinave dhe parandalimin e deponive ilegale, brenda një intervali dy mujor, që nga kjo javë e deri më 20 qershor.

Në fazën e parë është e paraparë largimi i mbeturinave dhe pastrimi i rrugëve kryesore dhe trotuareve me ujë, në fazën e dytë parashihet mbjellja e drunjëve dhe zgjerimin e gjelbërimit dhe në fazën e tretë është përsëri intervenimi me pastrim nëpër të gjitha lagjet në qytet me presion të fuqishëm të ujit për të krijuar ajër të pastër për të gjithë qytetarët.

Uji Dea

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë konfirmimin nga kompania Ekohigjiena, Hidromorava, pastaj konfirmimin e angazhimit të nxënësve të shkollave të mesme dhe nxënësve të klasave të nënta, punëtorëve të tregut, zjarrfikësve, pastaj përfshirjen e FSK-së, këshillave të lagjeve e fshatrave, dhe qytetarët vullnetarë, për veprim në lokacionet e ndryshme, të gjithë së bashku, për krijimin e një ambient të pastër dhe të gjelbëruar./rajonipress/